Telegrafi

Shpendi krenar me filmin ku paraqitet Blerim Destani (Foto)

Shpend Ahmeti njihet si pasionant i madh i sportit dhe artit.

Përveç se përkujdeset për jetën e qytetarëve të kryeqytetit kosovar të Prishtinës, Ahmeti sot ka gjetur kohë t’i takoj edhe stafin e filmit gjerman “Frauen (Gruaja)”.

Në fakt, në këtë film me rol kryesor paraqitet aktori shqiptar, Blerim Destani, me të cilin ndihet krenarë i pari i prishtinasve.

Sot prita në takim ekipin e filmit Frauen, i cili u shfaq si premierë në Festivalin PriFilm Fest mbrëmë në sheshin Zahir Pajaziti.
Komedia Gjermane ishte pjesë e një programi të pasur të Festivalit që për shtatë ditë mblodhi adhuruesit e kinemasë në Prishtinë.
Producenti i Filmit Alexander Funk shprehi kënaqësinë për shfaqjen në Prishtinë dhe përmendi edhe një atmosferë shumë të mirë në qytet me rini e energji.
Aktori shqiptar, Blerim Destani që luan edhe rolin kryesor në film u shpreh i kënaqur me kthimin në Prishtinë pas tre viteve kur prezantoi një premierë tjetër. Prishtina për të është “shtëpi e dytë” jashtëzakonisht mikpritëse.
Unë i falënderova mysafirët dhe ju tregova për sfidat e Prishtinës dhe Kosovës në zhvillimin e artit dhe kulturës. Megjithatë Prishtina dhe Kosova me talentin e tyre po kthehen në një qendër kulturore që po bëhet gjithnjë më atraktive për vizitorët.
Shfrytëzoj rastin ti falënderoj edhe organizatorët e PriFilm Fest për organizimin e edicionit të sivjetmë të Festivalit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/