Telegrafi

Shpendi imiton sirenën e ambulancës

Shpendi këngëtar ka mësuar t’i kopjojë alarmet e automjeteve të emergjencës duke qëndruar pranë një spitali.

Mirëpo, zhurma e mëngjesit është një pengesë e madhe për Nathan Talbot dhe familjen e tij.

39-vjeçari, Nathan dhe gruaja e tij, Alison, 37, po zgjohen çdo ditë në mëngjes për tre muaj rresht që nga koha kur shpendi është vendosur në kopshtin e tyre.

“Në fillim ishte interesante, mirëpo tani është e mërzitshme. Është një shpend shumë i vogël, por me zë shumë të lartë. E kam gjuajtur me gurrë duke shpresuar se do të largohet mirëpo kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Nathan.