Telegrafi

Shpend Hysaj në “The Voice of Albania”, një konkurrent që premton (Foto/Video)

Spektakli i njohur i talenteve “The Voice of Albania” është në fazën e netëve live.

Javën që lam pas u shënua mbrëmja e parë live e “The Voice”, ku të gjithë konkurrentët sollën performanca nga më të ndryshmet duke mahnitur publikun.

Të katër trajnerëve iu dha mundësia të shpëtonin dy nga katër artistë që kanë në skuadër, ndërsa kjo gjë, do të ndryshojë në natën e dytë.

Ata do të kenë mundësinë të shpëtojnë vetëm një nga tre artistët e skuadrës duke dërguar dy të tjerët automatikisht në televotim.

Lexo po ashtu Xuxi, Albani, Rona dhe Besa në një version akustik (Video)

Ndërkohë publiku ka shprehur pëlqyeshmërinë e tij për konkurrentët edhe përmes rrjeteve sociale, ku konkurrenti më i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat del të jetë Shpend Hysaj.

28 vjeçari nga Ferizaji, i cili ndodhet në skuadrën e Albanit ka fituar tashmë zemrën e publikut. Në natën e parë live, ai këndoi “Crasy”, ndërsa një performancë të veçantë ka rezervuar edhe për natën e dytë.

Në skuadrën të cilën ndodhet, Shpendi cilësohet si kandidat potencial për të shkuar drejt finales, megjithatë kjo ngelet për tu parë. /Telegrafi/