Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shfaqet bashkë me bashkëshorten e tij, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar diçka jo të zakontë.
Ndoshta lajmet e tepëtra nëpër portale të ndryshme e kanë irrituar paksa kryeatrin, përderisa ka vendosur që në fotografinë e publikuar t’u thotë stop atyre.
“Ndalohet publikimi në portale” shkruan i pari i Prishtinës në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.
Mesa duket me rastin e Shën Valentin, çifti Ahmeti kanë vendosur të shijojnë një mbrëmje romantike pranë njëri-tketrit. /Telegrafi/