Telegrafi

Shpend Ahmeti tregon gjendjen e rrugëve në Prishtinë (Video)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes video-postimve në Facebook, ka treguar gjendjen në rrugët e qytetit dhe në fshatra, pas reshjeve të sotme të borës.

Ahmeti thotë se rrugët nëpër fshatrat e Gollakut nuk janë në gjendje të mirë pas reshjeve të borës, që nisën sot në orët e hershme.

Ai tregon se ekipet për pastrimine rrugëve do të intervenojnë edhe në fshatra, sapo të ndalen të reshurat, që sipas tij do të  përfundojnë rreth orës 17:15.

“Ndërkohë në fshatra po presim që të ndalet bora që të pastrojmë rrugët edhe në fshatrat e Gollakut. Pra edhe njëherë, reshjet pritet të ndalen rreth orës 5 e 15. Momentalisht një qytetarë po më thotë hajde me e pa rrugën B. Jemi duke shku edhe në rrugën B. Momentalisht në fshtarat e Gollakut është më keq”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, rrugët kryesore janë të kalueshme. /Telegrafi/