Telegrafi

Shpend Ahmeti tregoj arsyen se pse Haradinaj ishte në Amerikë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dje ka hapur fushatën në Suharekë, por ndryshe nga hapja e fushatave të partive tjera, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk morri pjesë në tubim.

Kjo ngase, Haradinaj ka qëndruar në SHBA-ë ku ka takuar zyrtarë të lartë amerikanë, siç ishte takimi me Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, thuhet në njoftimin për media.

Shpend Ahmeti nga Suhareka ka treguar se çfarë i ka thënë Haradinaj kur e ka pyetur se përse nuk do të marrë pjesë në ditën e parë të fushatës.

“Të dielën, kandidati jonë për Kryeministër, Ramush Haradinaj, më tha po më duhet të shkoj për Amerikë. T’martën tha me shku dhe me u kthy të enjten në mëngjes. Tash, po Ramush na ia fillojmë fushatës të mërkurën. Nuk ka kuptim me e nisë fushatën pa ty në Therandë, dhe më tha s’kemi çare pa shku Shpend, për shkak se kur s’po jemi aty, sene të këqija po ndodhin për Kosovën”, ka treguar Ahmeti.

Haradinaj pritet të kthehet sot në Kosovë dhe t’i bashkohet tubimit të AAK-së në Prishtinë që do të mbahet sot në ora 18:00. /Telegrafi/