Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti: Thaçi po ia merr dialogun nga duart Mustafës (Video)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për dialogun ndërshtetërorë që po zhvillohet, mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se Presidenti, Hashim Thaçi, po ia merr nga duart kryeministrit të vendit, Isa Mustafa këto bisedime.

“Ky synim ka qenë i Thaçit prej fillimit. Dhe këtë e ka bërë vet me dije, se do dialog në nivel Presidentësh”, vlerëson Ahmeti.

Ai tha se pas katër vitesh udhëheqje me kryeqendrën, ka në plan që të rikandidohet prapë për këtë post.

Ahmeti që është nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe një herë nuk e fshehu idenë për një listë të përbashkët, më qëllim fitimin e zgjedhjeve të ardhshme në vend. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=A_50YrfxtcQ&feature=youtu.be&t=3414

Exit mobile version