I është dhënë lamtumira e fundit dy fëmijëve nga Kolovica e Prishtinës, të cilët humbën jetën tragjikisht të enjten në një gropë të mbushur me ujë.
Në ceremoninë e varrimit të Florentina dhe Florent Mramorit, në mesin e shumë të pranishmëve, mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai është emocionuar gjatë varrimit, sa që nuk ka mundur t’i mbajë lotët. /zëri.info/
https://youtu.be/jj2TMM0BX3Q