Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti puth gruan para publikut, uron për më shumë dashuri në vitin 2019

Momenti i ndërrimit të moteve është përcjellë me një spektakël të madh në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ku është transmetuar përmes RTV Dukagjinit për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Përpos performancës së këngëtarëve më të njohur të skenës sonë muzikore, një nga momentet kulminante ishte edhe paraqitja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovë për më shumë dashuri, barazi e solidaritet.

Por, momenti kulmor ishte kur moderatorët i kërkuan të parit të Prishtinës të puthte bashkëshorten e tij në këtë fillim të vitit 2019.

Lexo po ashtu Lajmet për Shpend Ahmetin

Zonja Ahmeti pasi është ngjitur në skenë, kryetari ka plotësuar kërkesën e moderatorëve duke puthur në buzë bashkëshorten e tij, Adrianën.

Kujtojmë, në natën e ndërrimit të viteve kanë performuar artistët, Flaka Krelani, Ledri Vula, Lumi B etj.

Në Prishtinë tashmë është bërë tradicionale që nata e ndërrimit të viteve të përcillet me koncert në sheshet kryesore./Telegrafi/

Exit mobile version