Telegrafi

Shpend Ahmeti publikon pamjet e një personi duke i prerë me thikë rrotën e veturës së Komunës, që e përdorë për dalje në terren

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në Twitter ka bërë të ditur se një person i ka prerë me thikë rrotën e makinës së Komunës të cilën ai e përdorë për dalje në terren.

Ai madje ka publikuar pamjet e këtij momenti ku kamerat e sigurisë në objektin e Komunës kanë kapur një person duke prerë me thikë rrotën e makinës së të parit të Prishtinës.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Shpend Ahmetit:

“Herët në mëngjes të shtunën, një person e ka pre me thikë rrotën e makinës së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren.

Rastin e kemi lajmëruar në polici por pasi mediat po thërrasin menjëherë pas lajmërimeve, këtë video po e postojmë vetë”.