Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në Twitter ka bërë të ditur se një person i ka prerë me thikë rrotën e makinës së Komunës të cilën ai e përdorë për dalje në terren.
Ai madje ka publikuar pamjet e këtij momenti ku kamerat e sigurisë në objektin e Komunës kanë kapur një person duke prerë me thikë rrotën e makinës së të parit të Prishtinës.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Shpend Ahmetit:
“Herët në mëngjes të shtunën, një person e ka pre me thikë rrotën e makinës së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren.
Rastin e kemi lajmëruar në polici por pasi mediat po thërrasin menjëherë pas lajmërimeve, këtë video po e postojmë vetë”.
Herët në mëngjes të shtunen, një person e ka pre me thikë rroten e makines së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren.
Rastin e kemi lajmëruar në polici por pasi mediat po thërrasin menjëherë pas lajmerimeve, këtë video po e postojmë vetë.
Kot e keni, kushdo që jeni! pic.twitter.com/z2lYm3U7Hr
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) December 30, 2019