Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar vazhdimisht në pastrimin e rrugëve të kryeqytetit
Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se për çdo urgjencë qytetarët le të lajmërohen në Qendrën e Thirrjeve në 038/245 777.
Postimi i plotë i Ahmetit:
“Mbrëmë ekipet kanë punuar në orët e vona deri në mëngjes për të pastruar arteriet kryesore të kryeqytetit. Sot ka vazhduar puna me rrugët dytësore. Për çdo urgjencë lajmëroni Qendrën e Thirrjeve në 038 245 777. Ju lusim për qarkullim të kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë gjatë reshjeve dhe temperaturave të ulta”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/