Telegrafi

Shpend Ahmeti propozon një formë kushtëzimi për vaksinimin e qytetarëve  

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar një mënyrë, sipas tij funksionale, për detyrimin e qytetarëve të vaksinohen kundër coronavirusit

Ahmeti, përmes një postimi në Twitter, ka propozuar kushtëzimin e qytetarëve përmes regjistrimit të automjeteve.

“Me e rrit numrin e te vaksinuarve, duhet me e kushtëzu me regjistrim të kerrit.  Pa u vaksinu smudnesh me regjistru.  Nga përvoja kjo funksionon në Kosovë. Seriozisht, vaksinohu!”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, sipas Minsitrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë 18,326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747,898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250,626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/