Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar një mënyrë, sipas tij funksionale, për detyrimin e qytetarëve të vaksinohen kundër coronavirusit
Ahmeti, përmes një postimi në Twitter, ka propozuar kushtëzimin e qytetarëve përmes regjistrimit të automjeteve.
“Me e rrit numrin e te vaksinuarve, duhet me e kushtëzu me regjistrim të kerrit. Pa u vaksinu smudnesh me regjistru. Nga përvoja kjo funksionon në Kosovë. Seriozisht, vaksinohu!”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Telegrafi.
Me e rrit numrin e te vaksinuarve, duhet me e kushtëzu me regjistrim të kerrit 😂. Pa u vaksinu smudnesh me regjistru. Nga përvoja kjo funksionon në Kosovë. 😊😊😊.
Seriozisht, vaksinohu!
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) August 25, 2021
Ndryshe, sipas Minsitrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë 18,326 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747,898 doza të vaksinës.
Deri më sot 250,626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/