Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti pralajmëron kufizime të lëvizjes në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se mund të ketë kufizime të lëvizjes gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes për shkak të përhapjes së coronavirusit.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se rritja e të infektuarve nuk është ende e shpejtë, dhe se duhet të ngadalësohet edhe më shumë.

“Prishtinë, e kemi rolin kryesor në ngadalësim duke mos dal e duke zvogëluar kontaktet”, ka thënë Ahmeti.

Postimi i Ahmetit:

“Bilanci i sotëm, 31!

Besoj që shpejtë duhet të ndërmarrim masa të kufizimit të lëvizjes gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes. Rritja ende nuk është e shpejtë dhe duhet të ngadalësojmë edhe më shumë. Prishtinë, e kemi rolin kryesor në ngadalësim duke mos dal e duke zvogëluar kontaktet”, ka shkruar Ahmeti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë.

Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 298,393 njerëz të infektuar,12,755 të vdekur dhe 91,540 të shëruar.

Exit mobile version