Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot bashkë me drejtorin e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, kanë përuruar tunelin dezinfektues të vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prishtinë.
Ahmeti tha se këtë tunel e kanë vendosur aty për shkak se mendohet se aty mund të ketë më shumë qarkullim të përsonave që dyshohet se janë të infektuar me COVID-19.
“Këtë tunel dezinfektues e kemi vendosur për të mbrojtur edhe punëtorët shëndetëësor që i kemi nëpër tenda, por edhe qytetarët nga njëri-tjetri, sepse nuk e dimë kush është i infektuar e kush jo. Qytetarët duhet paraprakisht të telefojnë, tëë lajmërohen e pastaj të vizitohen në tendën këtu, që të mund të shihet nëse ka simptoma të COVID-19, e të cilët pastaj drejtohen në Klinikën Infektive”, u shpreh Ahmeti.
Ky tunel është bërë në bashkëpunim me kompani vendore, ku Ahmeti tha se është produket komplet kosovar.
Ahmeti njoftoi se gjatë ditës së nesërme në një mbledhje të Kuvendit të Komunës, do të prazantojnë një listë masash të ndryshme shtesë.
Po ashtu, gjatë të premtes Ahmeti tha se ka të aranzhuar një takim me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, për të diskutuar në lidhje me masat që do të merren pas datës 13 prill, ku më nuk do t vlejë vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Ahmeti tha se do të ishte mirë që të gjitha komunat të merrnin një vendim.
“Do të ishte mirë që vendimet të ishin të njëjta, e jo dikush të ndalonte qarkullimin deri në ra 17:00, pastaj të tjerët më vonë, por të ishte e njëjtë për të gjitha komunat”, tha Ahmeti. /Telegrafi/