Telegrafi

Shpend Ahmeti përplaset me kryesuesin Halim Halimi (Video)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përplasur me kryesuesin e kuvendit komunal, Halim Halimi, lidhur me infrastrukturën në kryeqytet dhe rrethinë.

“Sa kilometra rrugë i keni shtruar, sa kilometra ndriçim. Hajde t’i krahasojmë se lehtë është me fol.”

“Sa persona i ke punësua zoti kryesues me rekomandim në arsim”, pyet Ahmeti, Halimin.

Madje kryetari i komunës, iu ka drejtuar Halimit se edhe infrastruktura në fshatin e tij është kryer në këtë mandat, gjë të cilën ai vet nuk e ka bërë më parë sa LDK ka drejtuar Prishtinën.

“Marre duhet me ju ardh”,  ka thënë Ahmeti derisa ka zënë vend në ulësen e tij. /klankosova/