Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti për vendimin e kufizimit të lëvizjes: Këtë nuk ua patëm borxh

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur të panevojshëm vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qytetarët s’kanë nevojë të testojnë institucionet për shkak të konfliktit politik që po ndodhë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“E këtë nuk ja u patëm borxh, ama bash hiq!

Qytetarë të Prishtinës, vazhdojmë të merremi me sëmundjen. Nesër #rriNshpi sa më shumë që mundeni e posaçërisht në oraret e kufizuara sipas vendimit të qeverisë. Ju që e keni të domosdoshëm paraqitjen në vend të punës shkoni para orës 10:00 dhe kthehuni në shtëpi pas orës 16 deri në 20. Skeni nevojë me testu institucione për shkak të konfliktit politik që po ndodhë. Më dëgjoni, ruani vetën dhe familjet. Duhet ta ngadalësojmë virusin. Derisa të shtyhen në Gjykatë Kushtetuese mendoni veç për komunitetin se prapë te kjo betejë do kthehemi. Sonte fleni të qetë.

#rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Qeveria e Kosovës sonte ka ndërmarrë masa të reja preventive ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, në intervalin prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00./Telegrafi/

Exit mobile version