Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka ironizuar ndaj mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Në këtë mbledhje nuk u lejua të hyjë kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla.
Para ca ditësh, kryeministri Isa Mustafa, që është kryetar i LDK-së, përmes një statusi në Facebook ka thënë se “krerët e Prishtinës e prolonguan për një vit marrjen e përgjegjësisë për trafikun urban”
“Për të tillët malësorja kishte me thënë: ‘Me konë leht me majte shpi, Kola jem i kishte mbajt dy’”, ka shkruar Mustafa.
Ndërkaq, në lidhje me rrjedhat e sotme në LDK, Ahmeti parodizon me “malësoren”!
“Çka kishte me thënë malsorja sot? Apo nuk do të lejohej me fol”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/