Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti: PDK-në e LDK-në i kemi mundur me 48 mijë euro

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se së fundmi është duke u bërë një fushatë kundër tij, të cilën ai e ka quajtur edhe të “poshtër”.

“Këta, partitë e mëdha nuk munden me paramendu se si nuk po mund të kontrollojnë Prishtinën”, ka thënë Ahmeti, në Tv Rrokum.

“Në zgjedhjet e fundit i kemi mundur me vetëm 48 mijë euro fushatë. Tash këta janë duke futur shumë para kundër meje, qoftë në media, kompani të marketingut, sondazhe,…”, ka thënë më tej Ahmeti.

Madje, sipas tij, kundër tij janë angazhuar edhe njerëz të cilët do ta përcillnin Ahmetin edhe se çfarë ai blen nëpër shitore.

“Kanë desht me angazhu njerëz që mem kqyr edhe në market kur të futem, që mos po blejë edhe ndonjë produkt të Serbisë”, ka shtuar më tej Ahmeti.

Ai madje nuk është ndalur me kaq, duke parashikuar se kjo fushatë kundër tij nuk do të përfundojë këtu.

“Pres që para zgjedhjeve kanë me ngrit edhe ndaj aktakuzë ndaj meje, për të thënë se Shpendi është nën hetime”, ka thënë ndër tjerash kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version