Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se kanë nënshkruar kontratë me Trafikun Urban për marrjen e shërbimeve dhe pagesën e tyre me kilometra.
“Pas disa muajsh përgatitjesh, dje nënshkruam kontratën e Shërbimeve Publike në mes të Komunës dhe Trafikut Urban. Kjo reformë ku ne paguajmë shërbimin me km dhe i marrim të hyrat nga biletat vetë si komunë na mundëson që në dy vitet e ardhshme të ofrojmë shërbime të transportit edhe në vendet ku nuk ka profit, por ka interes publik si dhe na ofron mundësinë (me kosto të saktë) të ofrimit të lirimeve për grupet e cenueshme”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij, në Facebook.
Sipas tij, ky është kushti i fundit, edhe për 21 autobusët e tjerë të cilat Komuna do t’i porosisë. /Telegrafi/