Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti njofton se këtë javë rihapet Linja e Jetës, linjë kjo për parandalimin e vetëvrasjeve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të rihapet Linja e Jetës, që është linje për parandalimin e vetëvrasjeve.

Ky vendim i Komunës së Prishtinës ka ardhur pas rastit të djeshëm ku një vajzë 20 vjeçare humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga një ndërtesë në Prishtinë.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se “nuk paragjykoj as rrethanat e as detajet e rastit, por ndihma profesionale është shpëtuese e jetës në raste të depresionit e vështirësive tjera”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Fatkeqësisht këto ditë kemi pas edhe një rast të vetëvrasjes e që nuk është rasti i parë në shoqërinë pa marr parasysh pandeminë.

Nuk paragjykoj as rrethanat e as detajet e rastit, por ndihma profesionale është shpëtuese e jetës në raste të depresionit e vështirësive tjera.

Me gjasë izolimi dhe karantinimi mund vetëm të shtojnë vështirësitë e njerëzve. Ne si Komunë kemi inkuraju aktivitete nga shtëpia që ndihmojnë edhe në këtë drejtim.

Por këtë javë zgjerojmë edhe aktivitetin e ndihmen. Në bashkëpunim me QIPS, do të ristartojmë Linjen e Jetes, që është linje për parandalimin e vetëvrasjeve. Kjo është ndihmë profesionale, dhe në qoftë se njihni dikënd, ndihma më e madhe êshtë që ti udhëzoni të kërkojnë ndihmë profesionale.

Por po e nisim edhe platformen #rriNshpi fol shlirë ku mund të thirrni dhe të folni me të tjerë për çështjet që ju preokupojnë. Këto nuk duhet të jenë tabu. Të gjithë kemi vështirësi dhe kemi nevojë për dikënd që na dëgjon.

Ngushëllime familjes e qoftë rasti i fundit në qytetin tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version