Telegrafi

Shpend Ahmeti ngushëllon familjen Rexhepi

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Rexhepi, me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se ka pasur rastin të punojë për një kohë të shkurtër me Bajram Rexhepin në vitin 2003.

Postimi i plotë:

Kam punuar shkurt me Bajram Rexhepin në vitin 2003. E kemi njohur dhe familjarisht. Në politikë kemi pasur mospajtime të mëdha. Besoj se rolin e secilit individ do ta vlerësojnë gjeneratat e ardhshme e historianët.

Por sot mbi krejt tjerat, ngushëllime për familjen e Bajram Rexhepit.