Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti në Qeveri (Foto)

Edhe pse kanë dallime të mëdha dhe mospajtime të shumta me koalicionin Qeverisës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të premten është parë në ambientet e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ahmeti edhe pse shumë shpesh kritikon ashpër Qeverinë e Kosovës dhe ministrat e qeverisë së Isa Mustafës, ai ka bërë një fotografi me disa ministra dhe kryetarë komunash të PDK-së dhe LDK-së, shkruan Telegrafi.

Ndryshe krejt ky bashkim i pozitës dhe opozitës është bërë për shkak të ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes për masat e Efiçiencës në Energji për nivelin Komunal, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim. /Telegrafi/

Exit mobile version