Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti në Pejë: Nuk ka forcë e as mjete që do të na frikësojnë, së bashku do t’i luftojmë kriminelët

Kandidati për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti në ditën e dytë të fushatës së Vetëvendosjes në Pejë, tha se është i bindur që më 11 qershor qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“Më 11 qershor për mu është e qartë, që ne vend se ta zgjedhim ata që na e sollën Kosovën në këtë gjendje, ne do ta zgjedhim të vetmen forcë politike e cila po rritet”, tha Ahmeti, transmeton Telegrafi.

Ahmeti tha se disa subjekte janë përfaqësuese të fshatit e disa të qytetit, por Vetëvendosja është edhe e fshatit edhe e qytetit

Ai theksoi se nuk mund të ketë fillim të ri me përfaqësuesit e klanit Pronto.

“Fillim i Ri është Prishtina i cili duhet të kopjohet në të gjitha komunat e Kosovës e pse jo edhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti”, u shpreh Ahmeti, duke thënë se nuk kanë mjete me na frikësuar e as forcë që na mund andaj “qëndroni ballë lartë sepse së bashku do ti luftojmë këta kriminel do t’ua konfiskojmë pasurinë e tua kthejmë qytetarëve.

Ahmeti po ashtu prezantoi kandidatet e zonës së Pejës për deputetë, të cilët janë: Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Dardan Molliqaj, Donika Kadaj, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Ali Lajçi, Mehmet Çeman, Sali Lukaj, Xhafer Berisha, Urata Hysenaj, Jusuf Ulaj dhe Bashkim Lajçi. /Telegrafi/

Exit mobile version