Telegrafi

Shpend Ahmeti mes lotëve: Astrit fli i qetë!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në mes lotëve ka folur për Astrit Deharin i cili vdiq ditë më parë .

Ahmeti në ceremoninë e varrimit për Astrit Deharin që po mbahet në fshatin Zllatar, tha se jemi të pikëlluar që e humbëm por të gëzuar që e patëm.

“Astriti na tregoi se si punohet me vetëmohim, me ideale me përkushtim. Shumë pak prej jush e dini që Astriti ishte ndër njerëzit kryesor që punoj me përkushtim për sistemin shëndetësor në Komunën e Prishtinës. Nuk e keni parë nëpër intervista, por e keni parë duke punuar pa u ankuar e pa zë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se duhet të ndjekim idealin e tij për një Kosovë të pavarur, të zhvilluar, për një Kosovë që punon drejt vetëvendosjes për bashkim kombëtar.

“Astrit fli i qetë nuk do të ndalemi deri sa ta qojmë drejtësinë deri në fund”, u shpreh Ahmeti./Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike