Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar lidhur me qeverisjen e koalicionit PDK-LDK.
Ai ka thënë se është LDK-ja ajo që i ka ndihmuar PDK-së në bllokimin e Prishtinës.
Sipas tij, qeveria aktuale nuk e meriton as përkrahjen më të vogël.
“Për dy e mê shumë vite LDK e ka ndihmuar PDKnë në bllokimin e Prishtinës. Kur kam kërku ndihmën e Avdullah Hotit në vendime i ndihmonte Ferat Shalës e Kadri Veselit. Ligjin për Prishtinën e bllokuan. Ne Kuvend Komunal na bllokonin me çdo gjë. Si kryetar i Prishtinës, kjo qeveri nuk e meriton as edhe përkrahjen më të vogël”, ka shkruar ai