Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti komenton shitjen e ‘Audi Q7’ të Isa Mustafës

Shitjen e “Audi Q7” të Isa Mustafës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka vlerësuar si një “premtim simbolik që më në fund u realizua”.

Ahmeti e ka quajtur simbolik sepse, siç ai u shpreh, “si përqindje e buxhetit nuk është e madhe, por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik”.

Lexo po ashtu Mësohet identiteti i personit që bleu veturën e vozitur prej Isa Mustafës

Ai ka bërë thirrje që kjo të shërbejë si një mesazh që makina të tilla të mos bihen më, së paku jo me para publike.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Sot u shit edhe Audi Q7. Një premtim simbolik më në fund u realizua.

Simbolik sepse si përqindje e buxhetit nuk është e madhe. Por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik. E shtrenjtë, me xhama të zi për tu barikaduar dhe me 26 litra shpenzime. Në mënyrë simbolike paratë nga shitja do ti përdorim për me të rrezikuarit e komunës tonë.

Le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blehen më, së paku jo me para publike. Le të jetë edhe mesazh për destinimin e buxhetit në të gjitha komunat e institucionet”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version