Telegrafi

Shpend Ahmeti kërkon “sabër”: Xhamia do të ndërtohet, por duhet të kujdesemi edhe për aspektin estetik

Më në fund, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, foli për xhaminë që do të ndërtohet në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

“Per PDK dhe satelitet e saj:

Sabër! Qe një muaj shkoni nëpër ambasada dhe na akuzoni si “islamista”. Tash boheni kinse të mërzitur për Xhaminë e Madhe. Zgjedheni kah po doni me sulmu e shpif se edhe propaganda duhet me pas nje konsistencë.

Ceshtja e Xhamisë së Madhe dhe debati nuk është fetar dhe ne nuk frigohemi nga këto tema. Prandaj mos u mundoni të përfitoni nga këto tema sepse sjemi të ndarë në ” islamista” e “islamofobë”.

Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta. Si xhamia më e madhe do të jetë pikë referente përtej mandateve tona e sikleteve të pan-it. Xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt” (sic.), ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/