Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti kërkon që kompetencat për mirëmbajtjen e shtatoreve t’i kalojnë komunës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani dhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

I pari i Prishtinës këto homazhe i ka bërë me rastin e Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prishtinës që shënohet çdo 18 prill.

Ahmeti me këtë rast tha se komuna ka kërkuar që të ndahet buxhet për ndërtimin e shtatores për dëshmorët e fshatit Marec, si dhe që kompetencat për mirëmbajtjen e shtatoreve dhe organizimi për ditët e dëshmorëve të kalojnë në kompetencë të komunës.

Përveç homazheve në Velani dhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, gjatë ditës do të nderohen edhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Makoc ndërsa pasdite për nder të të rënëve do të organizohet edhe një akademi përkujtimore.

Exit mobile version