Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë hapur dy kuzhina statike për familjet në nevojë, transmeton Telegrafi.
Dy kuzhinat, në Tophane dhe Aktash do të ofrojnë ushqim të nxehtë prej orës 18:00.
Kështu ka bërë të ditur i pari i Prishtinës nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Sot hapëm dy kuzhina statike për familjet në nevojë. Çdo mbrëmje, në Tophane dhe Aktash prej orës 18:00 ushqim i nxehtë për të gjithë qytetarët që kanë nevojë. Sa më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie. /Telegrafi/