Telegrafi

Shpend Ahmeti flet për projektin e furnizimit të nxënësve me kifle dhe qumësht

Projekti i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për furnizimin e nxënësve të klasave nga 1-5 me qumësht dhe kifle do të vazhdojë edhe këtë vit.

Ndonëse me vonesë, kryetari Ahmeti ka bërë të ditur për Telegrafin se projekti do të vazhdojë.

Ai ka thënë se shkak i vonesës është si pasojë e mos përfundimit të punës nga Autoriteti Qendror i Prokurimit.

“Projekti vazhdon natyrisht. Sivjet Autoriteti Qendror i Prokurimit e ka marrë prokurimin për ushqim për krejt komunat e Kosovës kush ka nevojë dhe nuk është bërë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se sot do të hapen ofertat për kompanitë të cilat duan të marrin përsipër furnizimin e shkollave me kifle dhe qumësht.

“Për atë arsye jemi detyruar të shpallim me vonesë tenderin. Sot hapen ofertat”, ka theksuar Ahmeti.

Ndryshe Komuna e Prishtinës, më datë 26.08.2019 ka shpallur kontratat për furnizimin me kifle dhe qumësht për nxënësit e klasave 1-5 .

Vlera e kontratës për furnizim me kifle është paraparë të jetë 225.000 mijë euro, kurse e furnizimit me qumësht 288.000 mijë euro. /Telegrafi/