Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar anëtarësinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë për besimin e dhënë që ai të kandidohet edhe për një mandat për kryetar të Prishtinës.
“Faleminderit anëtarësisë së LVV Prishtinë për besimin e dhënë. Për zhvillimin e qytetit tonë edhe në 4 vitet e ardhshme. #mezemër”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, Ahmeti është rizgjedhur sërish si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo është vendosur në zgjedhjet e brendshme të kësaj lëvizje, që u mbajtën të dielën në fshatrat dhe lagjet e Prishtinës.
Pas verifikimit të votave, Shpend Ahmeti ka arritur të marrë 96.8% të votave “për” dhe 3.2% “kundër”.