Sonte (e premte) po zhvillohet ndeshja e basketbollit mes Kosovës dhe Lituanisë për kualifikimet e botërorit “Kina 2019”.
Basketbollistët tanë po shkëlqejnë para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë kundër kombëtares që e ka fituar “Medaljen e Artë” në Lojërat Olimpike., ku 20 minutshi i parë përfundoi 35:35.
Për ta ndjekur nga afër këtë ndeshje, të pranishëm kanë qenë tifozë të shumtë, ndër ta edhe figura të njohura publike.
Në sallë janë gjendur edhe dy kandidatët për kryetarë të Prishtinës: Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetvendosje, dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët ende janë në pritje të rezultateve finale nga KQZ-ja, pas rinumërimit.
Shpend Ahmeti publikoi një fotografi në llogarinë personale në Facebook, ku tregoi se po ndjek nga afër ndeshjes, së bashku me vajzën e saj të vogël, Tean.
Ndërkohë, Arban Abrashi është gjendur gjithashtu në mesin e tifozëve, ndërsa kishte rreth tij edhe një shall të Përfaqësueses së Kosovës.
Mesa duket, dyshja kanë vendosur të relaksohen pak ditë para se të mësojnë lajmin se cili nga ta do të jetë ai që do të qeverisë kryeqytetin për katër vitet e ardhshme. /Telegrafi/