Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është deklaruar për tragjedinë e Kolovicës. Ai ka shpjeguar se tragjedia ka ndodhur në një pronë private.
“Sot ka ndodh një tragjedi në komunën e Prishtinës në afërsi të fshatit Llukar ku tek një pronë private ku me vite të tëra kompani janë furnizuar me material ndërtimor, kanë humbur jetën dy fëmijë. Kjo është ngjarje e rëndë dhe fillimisht shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes. Ende nuk i kemi informatat e plota dhe po presim policinë për ta sqaruar aksidentin por në këto momente i ofrojmë mbështetje familjes. Jam duke shkuar tek vendi i ngjarjes për të kuptuar edhe më shumë mbi rastin”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.