Telegrafi

Shpend Ahmeti bën thirrje që të mbështetet Salih Zyba (Video)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një video postimi në Facebook, ka mbështetur Salih Zybën, kandidat për kryetar të Therandës.

“Salih Zyba ka kontribuar në suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, si drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit. Ai ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët më të vlefshëm të Shpend Ahmetit, kryetarit që solli ndryshimin e parë në komunat e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

“Me përvojën e vlefshme që ka marrë në bashkëpunimin me Shpend Ahmetin, Salih Zyba do të sjellë zhvillim dhe transparencë edhe për Therandën, njësoj si në Prishtinë”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/