Nuk asnjë dyshim se ngritja e tendave për një kamp të vogël pushimesh do të ishte e pakrahasueshme me asgjë tjetër dhe do t’ju jepte një kënaqësi të veçantë në brigjet ujore aty.
Shpella është më shumë se 130 m e lartë dhe 150 m e gjerë. Madhësia e shpellës shkon sa një fushë e gjysmë futbolli.
Fotografi 48 vjeçar ndërmori një aventurë të çmendur në eksplorim të kësaj shpelle bashkë me disa turistë të tjerë, ndërsa realizoi disa foto të rralla nga kënde të veçanta në shpellë.
Larsit me origjinë nga Hamburgu i Gjermanisë iu desh të udhëtonte mbi ujin e ftohtë akullnajor për të mbërritur deri te shpella.
E veçanta e shpellës nuk është vetëm madhësia e saj, por kushtet që ajo ofron për një plazh intim, larg vëmendjes publike. Ju mund të ngrini një kamp të vogël pushimesh pranë një bregu në vijë të shkurtër ujore, përballë të cilit një vrimë e madhe lejon dritën e diellit të depërtojë e ti japë jetë shpellës.