Site icon Telegrafi

“Shpella e Fshehur” shumë pranë Tiranës

Është një shpellë që nuk është shumë e madhe dhe ende jo shumë e njohur për vizitorët. Ka një gjatësi afërsisht 150 metra.

E veçanta e saj është se ka një hyrje shumë të ngushtë dhe më pas hapet brenda me një lartësi 15 deri në 17 metra.

Stalaktitet dhe stalagmitet janë që në hyrje të shpellës e deri në fund të saj.

Gjendet në kufirin midis Elbasanit dhe Tiranës. Është shumë lehtë e arritshme nga pjesa e Kërrabës.

Shpella është e fshehur në mes të pyjeve të dushkut dhe është shumë e vështirë të gjendet pa udhërrëfyes ose pa ndihmën e banorëve vendas.

Cilësohet si një nga shpellat më të bukura në zonën e Tiranës dhe të zonës rreth saj.

Agjenci të ndryshme turistike nisen çdo ditë nga Tirana në drejtim të këtyre monumenteve natyrore tepër tërheqëse.

Udhëtimi është i këndshëm dhe çmimi i leverdishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version