Një grupim i madh medial po prodhon lajme të pakontrolluara, të deformuara dhe më shpesh të falsifikuara. Sidoqoftë, qëllimi i gënjeshtrave të lansuara nga këto media është që ta bëjë sa më atraktiv shpërndarjen e saj, ta dezorientojë dhe të instalojë pasiguri në rrethe të caktuara politike, ekonomike dhe kombëtare.
Këto gënjeshtra politike jo rrallë fabrikohen dhe sofistikohen në zyra të specializuara të Thaçit dhe "specialistëve" ndërkombëtarë, e që kanë për qëllim të arrijnë ndikim në opinionin politik dhe atë publik. Shpërndarja e gënjeshtrave sot është shndërruar ne epidemi. Ato janë të errëta, të pashëndosha dhe ndihmuese të hajnisë dhe vrasjes politike, ekonomike e kulturore që po u imponohet opinionit dhe hapësirës shqiptare. Këto gënjeshtra po shpërndahen ngadalë, por sigurt. Gënjeshtrat mediale të Thaçit &Co janë të "ngjyrosura" dhe mund të tronditin opinionin publik. Këto mund të çojnë në trazira me pasoja politike, ekonomike dhe sociale.
Kjo formë dhe përmbajtje e "informimit" që po "gjallon" në shumë media shqiptare dhe që po ushqehet nga shumë organizma ndërkombëtarë, do të mund të definohej edhe si treg i zi dhe krejtësisht jo etik i informatave!
Shtrohet pyetja: a do të përjetojë opinioni publik shqiptar që gënjeshtra të mos i definohet (nga mediat) si e vërtetë dhe e vërteta si gënjeshtër?
Programi radioteleviziv nuk do të duhej të ishte "religjion i ri" i shtetit (kupto EULEX-it ) apo i politikës së Thaçit…
Mediat shqipe të Thaçit sot janë në ofensivë dhe kanë një qëllim: manipulimin e popullit, e jo informimin e tij!