Site icon Telegrafi

Shpëlarësit e gojës përdoren shumë, por a rekomandohen? Flet stomatologu Hoxha

Shpëlarësit e gojës shpeshherë përdoren nga njerëzit me qëllim të pastrimit të dhëmbëve dhe erës së mirë, por a rekomandohen nga stomatologët?

Getoar Hoxha, stomatolog dhe studenti më i mirë në Implantologji dhe Rigjenerim kockor për vitin 2024 i shpallur nga instituti amerikan GIDE (Global Institute For Dental Education) tha se kjo duhet të jetë një prej çështjeve që duhet të zgjoj interesim te njerëzit pasi po ka përdorim të jashtëzakonshëm të shpëlarësve të gojës, e ndoshta edhe pa indikacione të qarta pse të përdoren.

“Normalisht se janë se janë efektivë dhe duhet të përdoren, por në raste kur ka indikacione. Ambienti oral është ambient veç se ka baktere dhe nëse i mbysim krejt bakteret atëherë e kthejmë në ambient të favorshëm të zhvillimit të baktereve të dëmshme”, tha ai.

Sipas tij, kur një person ka status parandantal të kompromentuar atëherë vet stomatologët rekomandojnë të përdoren shpëlarës të gojës për një periudhë kohore, e me cikle të ndërprerjes, por jo në rastet kur nuk është e nevojshme. /Telegrafi/

Exit mobile version