Dy gjinitë, meshkujt e femrat, përjetojnë probleme të ndryshme me flokët, e veçanërisht nëse i kanë të holla e delikate.
Te rasti i meshkujve, zakonisht problemet e flokëve shfaqen për shkak të gjenetikës, por në rastin e femrave, problemet me flokë kryesisht shkaktohen nga lyerja e shpeshtë, nga kimikalet e ndryshme që gjenden në produkte të mirëmbajtjes së flokëve, nga drejtuesit e flokëve, nga tharësit, etj.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se ekziston një recetë e cila e shpejton rritjen e flokëve dhe efektet i vëreni shumë shpejtë.
Për këtë recetë, ju nevojiten vetëm tre përbërës:
– Vaj kastori
– Mjaltë
– Të verdhë të vezës
Për të parë procesin se si përgatitet kjo maskë dhe si përdoret, ndiqni videon e mëposhtme. /Telegrafi/