Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, shumë shpejt mund të ndërrojë partinë politike, duke kaluar në disa parti tjera ose të jetë kandidat i pavarur për të parin e Podujevës.
Bulliqi ka thënë se nëse nuk i jepet hapësira brenda LDK-së, do të mendojë seriozisht largimin nga kjo parti ku ishte që nga themelimi i saj.
Ai shprehu akuza të rënda ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe nënkryetarit Agim Veliu. Sipas tij, “këta dy persona e kanë uzurpuar partinë, duke e menaxhuar kryekëput për interesa personale dhe financiare”. /Tribuna/