Kjo është shpejtësia më e lartë, që Bloodhound e ka arritur ndonjëherë
Planet e Bloodhound, për të arritur shpejtësinë më të madhe të lëvizjes së ndonjë makine në tokë, vitin e kaluar gati ishin anuluar shkaku i probleme financiare, mirëpo pronari i ri Ian Warnhurst, ka ndihmuar që ky plan të vazhdojë, transmeton Telegrafi.
Makina supersonike, është dërguar në një shkretëtirë të Afrikës së Jugut, ku ka arritur që shpejtësinë nga zero deri në 537 kilometra në orë ta zë për 20 sekonda, që është shpejtësia më e madhe që e ka arritur deri më tani. Vitin e kaluar, shpejtësia më e madhe që e ka arritur Bloodhound LSR, ishte 321 kilometra në orë, që u shënua në një pistë në Newquay të Anglisë.
Por, kjo lëvizje e shpejtë, që nga 80 deri në 482 kilometra në orë, është bërë për 13 sekonda, është vetëm pjesë e përgatitjeve, për arritjen e shpejtësisë edhe më të madhe ën të ardhmen.
Brenda katër javësh, Bloodhound është në përpjekje, që të arrije rekordin prej 800 kilometrave në orë, ndërsa nëse gjithçka shkon mirë, nga 14 deri në 18 muaj e ardhshëm, do të kalojë rekordin e makinës më të shpejtë që ka lëvizur në tokë.
Që të arrijë këtë, duhet të lëvizë me 1,227 kilometra në orë, rekord i shënuar më 1997 nga Andy Green. Limiti i synuar, vazhdon të mbetet 1,600 kilometra në orë. /Telegrafi/