Makina kërkon angazhim të madh dhe një numër punonjësish të kualifikuar, që ta ndërtojnë në tërësi
Bentley Bentayga është në treg që nga viti 2015, ndërsa është pëlqyer aq shumë dhe ka pasur kërkesa për të, duke bërë që të jetë një nga modelet më të rëndësishme të dekadës së kaluar, transmeton Telegrafi.
Ishte makina e parë VUS ultra luksoze, duke bërë që t’i vë në lëvizje edhe prodhuesit tjerë si Rolls-Royce dhe Aston Martin, të prodhojnë makina të nivelit të njëjtë.
Tani, Bentley e ka shpërndarë një video, që tregon se si ndërtohet kjo makinë, nga fillimi në një një prej linjave të prodhimit në fabrikën e Crewe të Anglisë.
Me motorin që ka 3.8 litra dhe prodhon 626 kuaj fuqi, kjo makinë e arrin shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë brenda 3.2 sekondave, por sa kohë merr që të ndërtohet nga fillimi ky model.
Vetëm motori është i përbërë nga 294 pjesë të ndara, që iu duhet 13 punonjësve ta kompletojnë për afro 14 orë. Deri në ndërtimin e plotë, nevojiten 127 orë të ndara në 16 ditë, përfshirë 127 orë deri në lëmimin e drurit që vendoset në pjesën e brendshme.
Kur të jetë përfunduar ndërtimi i platformës dhe të jetë ndërlidhur me pjesët përbërëse, Bentley Bentayga i nënshtrohet procesit të lyerjes, që zgjatë deri në 24 orë deri në tharjen e ngjyrës.
Megjithëse është ndërtuar në tërësi, kjo makinë duhet t’i nënshtrohet procesit të testimit për të parë nëse gjithçka është në rregull dhe te klienti të shkojë në gjendje sa më të mirë. /Telegrafi/