Shpesh thuhet se të jesh afër një personi që të pëlqen shpejton rrahjet e zemrës
Kjo mund të jetë e vërtetë për situata të tilla, por jo në përgjithësi.
Shkencëtarët thonë se ata me një puls të qëndrueshëm do të gjejnë dashuri më shpejt, transmeton Telegrafi.
Femrat që kanë një rrahje zemre të qëndrueshme kanë më shumë të ngjarë të jenë në një marrëdhënie, tregojnë hulumtimet.
Gjithashtu, shkencëtarët kanë zbuluar se femrat me të ashtuquajturat me ndryshueshmëri të ulët të rrahjeve të zemrës kanë gati dy herë më shumë gjasa të jenë në një marrëdhënie sesa ato me puls të shpejtë.
Një teori thotë se variacione të mëdha në rrahjet e zemrës mund të lidhen me sistemin nervor, i cili përfshihet në emocione.
Një studim tjetër tregoi se bujaria ndaj të tjerëve ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Kjo sepse aktet altruiste ulin stresin, i cili kontribuon shumë në sëmundje.
Vullnetarizmi gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut dhe të ketë një efekt pozitiv në jetën në përgjithësi. /Telegrafi/