Shpejtësia mesatare e internetit në Maqedoninë e Veriut është 7.97 megabajt në sekondë, me çka shteti radhitet në vendin e 78 në botë për shpejtësinë e internetit.
Krahasimet e shërbimeve të telekomunikimit i ka bërë faqja e specializuar britanike “Cable.co.uk”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vitin e kaluar (2018) shpejtësia mesatare e internetit në vend ka qenë 8.82 megabajt në sekondë, me çka Maqedonia ishte e radhitur në vendin e 68-të.
Nga vendet e rajonit internet më të shpejtë ka Sllovenia e cila është në vendin e 27, më pas Serbia në vendin e 44, Kroacia në vendin e 49, Bullgaria në vendin e 50, Greqia në vendin e 57. Edhe Kosova ka internet të shpejtë dhe nga faqja britanike është vendosur në vendin e 60.
37 vende nga Evropa janë vendosur në top 50 shtetet me internet më të shpejtë në botë./Telegrafi/