Moti i mirë dhe shikueshmëria e madhe e zbukuruan rrugën ‘B’ te Bregu i Diellit, me rastin e garës së 8-të në disiplinën ‘Sllallom’. Ja vlen të përmendet se në këtë garë morën pjesë garues nga e gjithë Kosova, e gjithashtu edhe nga Shqipëria.
Përpos organizimit të mirë, e bukura e gjithë këtij evenimenti ishte numri i madh i shikuesve të apasionuar pas këtij sporti, që ngritë adrenalinën.
Telegrafi ka qenë i pranishëm në këtë garë spektakolare dhe kemi mbledhur për ju disa fotografi nga ky eveniment dhe gjithashtu videon e garuesit më të shpejtë, Naim Dashajt, me veturën e tij të bukur Subaru Impreza. /Telegrafi/
Rezultatet e garës:
Klasa 1: Fitues: Ismail Smani, koha: 03:12:25
Klasa 2: Fitues: Ymer Mariqi, koha: 03:07:38
Klasa 3: Fitues: Valdet Kaçandolli, koha: 02:51:66
Klasa 4: Fitues: Shkëlzen Lajçi, koha: 02:48:48
Klasa 5: Fitues: Naim Dashaj, koha: 02:47:79