Telegrafi

Më i shpejtë i fortë dhe më i mençur: Pentagoni fillon prodhimin e gjeneratës së gjashtë të aeroplanëve luftarak (Foto/Video)

Aeroplani luftarak i gjeneratës së gjashtë, do të jetë i pajisur me teknologjinë futuristike që do të lëviz kufijtë e luftërave në ajër.

Për 20 vite aeroplanët luftarakë do të jenë të pajisur me gjeneratën e re të teknologjisë Stealth (I padukshëm), me sistem elektronik ofensivë, me kompjuterë të sofistikuar, me autonomi të përforcuar, me armë hipersonike dhe më sensorë të montuar të pjesën e jashtme të fluturakes, transmeton Telegrafi.

Disa prej këtyre teknologjive janë parë kur Nortrom Gtuman SUperBowl AD, prezantoi dizajnin në formatin 3D të aeroplanit luftarak të gjeneratës së gjashtë.

Kjo fluturake do të duhej të zëvendësonte F-35 Joint Strike Fighter dhe pritet të futet në përdorim në vitin 2030. Tani për tani, ky aeroplan është ende në fazën e zhvillimit të konceptit, ndërsa pritet që këto fluturake që mbushin boshllëkun kur F/A-18 Super Hornet të dalë në përdorimi në vitin 2035.

Besohet se aeroplani luftarak amerikan i gjeneratës së gjashtë, do të jetë i pajisur edhe me laserë. /Telegrafi/