Telegrafi

Shpejt e shpejt: Edhe ju do të befasoheni se si e përdor pushkën ky katërvjeçar! (Video,+16)

Një video e diskutueshme e një djaloshi katërvjeçar i cili përdor një pushkë, është shpërndarë me të madhe në internet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra të shtunën në një qendër në Dallash ku shihet djaloshi duke treguar aftësitë e tija për të përdorur një pushkë.

Dhe për këtë veprim të tij, ndonëse ka të tillë që kanë kritikuar një veprim të tillë, një pjesë janë shprehur të befasuar me aftësitë e tij.

Aty, siç thuhet më tej u mblodhën dhjetëra mijëra entuziastë të Amendamentit të Dytë – amendament që lejon qytetarët amerikanë të disponojnë armë.

Në video, katërvjeçari i quajtur Maverick me krenari tregoi aftësitë e tij për të përdorur një armë. /Telegrafi/