Njësitet manovruese të KFOR-it, më 03 qershor, do të kryejnë një ushtrim operacional në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Aktiviteti trajnues do të mbahet në dy lokacione të ndryshme: Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kampin “Pomazatin” dhe bazën e KFOR-it, Kampin “Villaggio Italia”, në Pejë.
“Qëllimi i ushtrimit është të rritet aftësia e KFOR-it, në mënyrë që të ruhet gatishmëria e trupave dhe të rritet fleksibiliteti operacional i njësiteve. Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave është objektivi qenësor i ushtrimit”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.